Vizioni dhe Misioni Ynë, Vlerat tona në shqip

Vizioni ynë është një botë në të cilën çdo fëmijë gëzon të drejtën për mbijetesë, mbrojtje, zhvillim dhe pjesëmarrje.

Misioni ynë është të frymëzojë dhe nxisë rezultate te qenësishme përkundrejt mënyrës sesi bota i trajton fëmijët dhe të mundësojë ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Vlerat tona:

  • Përgjegjshmëria– Ne jemi personalisht përgjegjës për përdorimin me efikasitet të burimeve tona, për arritjen e rezultateve të matshme dhe për përgjegjshmëri ndaj mbështetësve, partnerëve dhe, ajo që është më e rëndësishme, fëmijëve.
  • Ambicia – Ne jemi kërkues ndaj vetvetes dhe kolegëve tanë, përcaktojmë qëllime të larta dhe jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e gjithçkaje që bëjmë për fëmijët.
  • Bashkëpunimi– Ne respektojmë dhe vlerësojmë njëri-tjetrin, i gëzohemi larmisë tonë dhe punojmë me partnerët për të shumëfishuar forcën globale në mënyrë që të sjellim ndryshim për fëmijët.
  • Aftësia krijuese – Ne jemi të hapur për ide të reja, për të përqafuar ndryshimin dhe për të ndërmarrë rreziqe të menduara, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për fëmijët dhe bashkë me ta.
  • Integriteti – Ne synojmë që t’i përmbahemi standardeve më të larta të ndershmërisë dhe të sjelljes personale; nuk e përlyejmë kurrë reputacionin tonë dhe veprojmë gjithmonë në interesin më të mirë të fëmijëve.